E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo lista te hapura zgjedhore

Oli Xhilaga
Partia Socialiste kundershton hapur aleatet e saj, duke mos pranuar propozimet e tyre per reformen zgjedhore. Me konkretisht, jane listat e hapura, ato qe perplasin partite e majta. Por, kryetari i PS-se, Edi Rama, deklaroi prerazi se nje propozim i tille nuk do te pranohet. Ne kete menyre, duke dhene nje pergjigje perfundimtare mbi qendrimin e Partise Socialiste, sa i takon pergatitjes se reformes zgjedhore, kreu socialist, Rama, vuri ne dukje se “ne nuk do te pranojme me zgjedhje pa karta identiteti, pa lista qe burojne prej Regjistrit Kombetar te zgjedhesve, pa nje sistem e kod zgjedhor, qe te mos lejojne as trafikimin e votes e te deputeteve dhe as renditjen e ketyre te fundit pas zgjedhjeve, permes te ashtuquajturave lista te hapura, te cilat bien ndesh me parimin e barazise se zgjedhesve e jane nje shpikje e mirefillte shqiptare ne konflikt me parimet e Kopenhagenit”. Kesisoj, tashme u mbetet partive aleate qe te thone fjalen e tyre, mbi kete ceshtje, pasi, sikurse dihet ne dokumentin e nenshkruar mes partive te vogla parlamentare, nje nga propozimet ka qene dhe hyrja ne garen elektorale me lista te hapura.
Madje, partite e majta, aleate te PS-se, kane insistuar pergjate gjithe kesaj kohe qe nje element i tille te pranohet domosdoshmerisht nga partite politike, si pjese e kesaj reforme.
Nderkohe, kryetari i PS-se, Rama, gjate komunikimit te tij me mediat, kerkoi qe te nise menjehere puna ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore. Gjithashtu, Rama garantoi kontributin e PS-se per hartimin e nje reforme, e cila te do te shmange krijimin e parlamenteve qe nuk garantojne voten e shqiptareve. “Partia Socialiste nuk paragjykon asnje sistem zgjedhor dhe nuk vendos kusht per asnje te tille, por mbron bindjen e plote se, cilido qofte sistemi qe do te zgjedhim, ai duhet te jete nje sistem elektoral funksional ne nje demokraci evropiane, nje sistem qe garanton perfaqesim dinjitoz te shqiptareve e shqiptareve ne Kuvendin e Shqiperise, nje sistem qe garanton krijimin e qeverise mbi bazen e nje programi e te nje shumice te shprehur nga vete populli, nje sistem qe garanton stabilitetin e legjislatures, duke i dhene fund trafikut te deputeteve”, u shpreh Rama, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, te gjitha partite parlamentare duhet te bejne me te miren per te forcuar demokracine e parlamentarizmin dhe per ta nxjerre njehere e mire Shqiperine nga lista e zeze e vendeve qe nuk bejne zgjedhje te lira e te ndershme, sipas standardeve evropiane e qe prodhojne parlamentet e “Dushkut”, te cilet lindin nga trafikimi i votes e i deputeteve. “Une i ftoj te gjithe koleget e partive parlamentare qe ta orkestrojme kete proces delikat me maturi, te debatojme me pasion, po pa mllef”, tha Rama.
Prifti-LSI
“LSI nuk eshte per lista te mbyllura, sepse ato kane probleme ne Shqiperi dhe nuk jane transparente. Kjo do te bente qe kryetaret e partive te hynin ne tender, qe, per te pasur emrin ne listen emerore, duhet te paguash me shume. Kurse ne jemi per nje sistem sa me te ndershem, ne jemi per ate sistem, ku mund te vendose qytetari per kandidatin dhe jo kryetari i partise se kush do jete deputeti i ardhshem i partise”.
Ceka-PAD
Aleanca Demokratike, duke reaguar per paktin e fshehte PD-PS, nuk kurseu kritikat e saj per dy partite kryesore. Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ndalur ne kete ceshtje deklaroi se “PD e PS po vendosin diktaturen, pa marre parasysh propozimet e partive te tjera per zgjedhjet”. Sipas tij, nese dy partite kryesore bllokojne komisionin per reformen zgjedhore, atehere shfaqet rreziku i nje krize qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›