E Shtunë, 31 Tetor 2026

“KLD do ta ankimojme ne Kushtetuese”

Opozita do te ankohet ne Gjykate Kushtetuese per vendimin e fundit qe Keshilli i Larte i Drejtesise mori per shkarkimin e 14 drejtuesve te gjykatave. Kryetari i Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, tha dje se LSI do te ndermarre nismen per te sqaruar kompetencat e KLD-se dhe te drejtat e saj. “KLD nuk ka asnje te drejte te nderprese mandatin e 14 kryegjyqtareve. Eshte nje vendim i paligjshem dhe i njeanshem”, tha Xhufi, duke deklaruar se ne kete vendim ka konflikt te hapur mes kompetencave te KLD dhe ligjvenesve. Sipas tij, vendime te tilla jane te rrezikshme dhe te turpshme njekohesisht nga ana e KLD-se, ne kohen kur Kuvendi eshte duke miratuar me konsensus projektligjin per “Organizimin e Pushtetit Gjyqesor”. Ne kete linje edhe nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, akuzoi KLD-ne se shkeli hapur Kushtetuten, pasi, ne kundershtim me cdo ligj, shkarkoi 14 kreret e gjykatave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›