Gjergji Papa Rama dil nga fustani i grave dhe shpjego skemen mafioze te 20-shit

PD tjeter apel Rames per deklarimin e pasurise dhe gjobvenien e leprit ndaj investitoreve
Partia Demokratike i kujtoi perseri sot kryetarit te PS-se dhe njeherazi edhe te bashkise Tirane Edi Rama te jape shpjegime per zoterimin e pasurise reale dhe gjobat 20-she ndaj investitoreve. Deputeti demokrat Gjergji Papa u shpreh se Edi Rama vazhdon te fshihet pas fustanit te grave nga frika e zbardhjes se skemave mafioze me te cilat ai gllaberon 100 milione euro per cdo leje ndertimi. Sipas tij ndonese ne baze te deklarimit qe i kerkon ligji Rama thote se eshte i pastrehe vetem ne nje rast permes leprit ai fiton ne menyre abuzive shumen marramendese prej 100 milione eurove. Edhe sot Kryetari i bllokmeneve te rinj u fsheh pas fustanit te grave. Ai qe me doren e vet ka shkruar se eshte i pa strehe me dokumente publik na del se vetem ne njerin prej rasteve me leprin e tij eshte aksioner prej 20. Edvin Kristaq Rama qe me doren e tij ka firmosur se nuk ka shtepi vetem ne kontraten e liqenit permes leprit te tij perfiton mijera metra katror ndertim. Edvin Kristaq Rama apo Mr. 20 ne deklaraten e pasurise deklaron me shkrimin e tij se 12-vjet ne politike ka kursyer vetem 3 mije euro. Nderkohe qe vetem me kontraten e nje investitori me emrin e Leprit fitimi arrin ne 100 milion euro- u shpreh deputeti Papa. Ai i beri thirrje kryetarit te socialisteve te dale nga kutia e leprit dhe te shpjegoje para shqiptareve skemat korruptive qe lidhen ne terrin e zi te bashkise Tirane. Ftoj me dashamiresi Zotin Rama. U be gjate duke u fshehur pas grave. Ka ardhur koha te dalesh nga kutia e leprit e te shpjegosh para shqiptareve skemen mafioze te 20. Skeme qe vetem ne njerin prej rasteve fut ne xhepin e leprit tend plot 100 milion euro- deklaroi me tej deputeti i Partise Demokratike Gjergji Papa.
...