E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i OKB-se Berisha takon Presidentin francez Sarkozy dhe ministrin e Jashtem Kouchner

20-09-2010 / Gazeta 55

Presidenti francez Nikola Sarkozy i shpreh Berishes deshiren per te vizituar Shqiperine


Gjate ndjekjes se punimeve te Takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne Nee York kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim te shkurter me presidentin e Frances Nikola Sarkozy dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Frances z. Bernard Kouchner. Ne takim biseda u perqendrua teresisht ne viziten e presidentit francez Sarkozy ne Shqiperi. Ne kete kontekst Presidenti Sarkozi i rikonfirmoi kryeministrit Berisha deshiren dhe vendimin e tij per te vizituar Shqiperine ne te ardhmen duke u shprehur se per te eshte nje kenaqesi e madhe.


Kreret me te larte te shtetit marrin pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se OKB-se ne Nju Jork


UPDATE- Kreret me te larte te shtetit shqiptar do te jene pjese e punimeve te sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Kryeministri Sali Berisha eshte nisur dje drejt Nee York-ut. Zyra e shtypit prane Kryeministrit lajmeron se sesioni i Asamblese se Pergjithshme te kombeve do te shfrytezohet nga shefi i ekzekutivit Berisha per te takuar homologet e tij per te takuar personalitete boterore si dhe drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane. Gjate vizites ne Nee York Kryeministri Berisha do te zhvilloje takime me delegacionin e Republikes se Kosoves si dhe me perfaqesues te diaspores. Drejt Nee York-ut eshte nisur sot edhe ministri i jashtem Edmond Haxhinasto duke shenuar viziten e pare si shef i diplomacise shqiptare. Nderkohe edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi pritet te niset neser drejt SHBA-ve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›