Gjermanët apo libanezët?

(E plotësuar) Nëse nuk do të dështojë privatizimi i PTK-së, atë nuk do ta marrin turqit.
Në garë për PTK-në janë vetëm dy kompani; lompania gjermane, “Axos Capital", dhe tjetra libaneze, me seli në Londër “M1 Internacional".
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në një konferencë për media, tha se tash i mbetët Komisionit Ndërministror, i cili është themeluar sot, që të bëjë vlersimin e ofertave financiare, dhe se do të fitojë oferta më e lartë. Beqaj nuk tregoi se kur Komisioni do ta kryejë punën e vetë, por sipas tij, dy ofertat po qëndrojnë në një dhomë të monitoruar 24 orë nga kamerat.
“Komisioni qeveritar për privatizimin e PTK-së, javën e kaluar ka emëruar komisionin për pranimin e ofertave, dhe sot ka qenë data ku deri në ora 2, ato është dashur të dorëzohen. Ne kemi dy ofertues. Të dy i kanë plotësuar kushtet ligjore, këtë e ka konfirmuar Këshilltari i Transaksionit. Ne sot kemi themeluar Komisionin për vlersimin e ofertave. Ky komision, në një afat sa më të shkurtër do të vijë me rekomandimet e tyre, dhe mbi ato rekomandime ne do të marrim vendim për hapjen e ofertave financiare. Ofertat do të jenë të hapura për të gjithë. Kriteret janë të thjeshta, do të fitojë oferta më e lartë financiare. Në momentin kur të bëhet kjo hapje, komisioni do t'i sugjerojë Qeverisë për hapat e mëtejmë”, tha ministri Beqaj.
......................
Është bërë hapja e ofertave për shitjen e 75 % te aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës. Indeksonline mëson se janë dy ofertues, njëra është gjermane, “Axos” dhe tjetra libaneze, M1.
Ndërkaq Komisioni Ndërministror është duke shikuar anën juridike dhe financiare te ofertave në mënyrë që të shihet a plotësohen kriteret për të shitur 75 % të aksioneve, apo të shtyhet përsëri afati për garues.
Pas 30 minutave ministri Besim Beqaj, pritet të mbaj një konferencë për media për të sqaruar rrjedhjen e procesit./Indeksonline/