E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët, ende të dashuruar me Bud Spencer

E mbani mend Bud Spencerin e famshëm, grushtat e të cilit rrëzonin çdo njeri që i dilte përpara, në filmat e tij me Terence Hill? Gjermanët jo vetëm që nuk e kanë harruar, por vazhdojnë që të mbeten të dashuruar me të. Madje, në një referendum në Facebook për gjetjen e një emri për një tunnel 2 km, 6 mijë banorët e Schwabisch Gmund kanë zgjedhur pikërisht emrin e tij. Por, kjo nuk u ka pëlqyer autoriteteve të qytetit, që kanë thënë se iniciativa e ndërmarrë pikërisht nga ata, kishte si qëllim vetëm konsultimin. Kjo ka zemëruar qytetarët e Schwabisch Gmund, 400 prej të cilëve kanë dalë në protestë, duke kërkuar që tunelit ti vendoset pikërisht emri i Bud Spencer. Edhe pse italian, ky i fundit është një nga personazhet më të dashur në Gjermani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›