Në Britani kanë nisur që të festojnë për Krishtlindjet që tani
Ndërsa shumica e britanikëve nuk i kanë hequr akoma këmishat verore, rrjeti i dyqaneve Harrods ka nisur festimet për Krishtlindje 151 ditë përpara tyre. Në rrjetin e dyqaneve është ngritur një kënd ku ka zbukurime nga më të ndryshme për festën e Krishtlindjeve, madje aty është edhe Babagjyshi, me të cilin mund të bëni foto.
