E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët nuk besojnë më tek Euro

Gazeta Shqip

Sondazhi 

51% e qytetarëve thonë se përdorimi i markës do i sillte vendit më shumë avantazhe

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave

Wolfgang Schaeuble, në çdo moment shprehen të gatshëm për të shpëtuar euron me çdo kusht, por qytetarët e tyre nuk mendojnë të gjithë kështu. Sipas një sondazhi, që gazeta gjermane Bild am Sonntag ka bërë, 51 për qind e gjermanëve nuk besojnë më tek euro dhe mendojnë se Gjermania do të ishte më mirë nëse nuk do ta kishte braktisur markën federale për monedhën e përbashkët europiane. Vetëm 29 gjermanë në 100 të tillë, sidomos përkrahësit e partisë së Merkel-it, janë të mendimit se euro ka sjellë më shumë avantazhe se sa disavantazhe në Republikën Federale. Sondazhi, që publikon Bild am Sonntag, në numrin e së dielës është një goditje e rëndë ndaj shpresave për shpëtimin e euros. Po ashtu, nga sondazhi del se 71 për qind e gjermanëve duan që Greqia të dalë nga Eurozona. Sipas tyre, nëse ajo nuk respekton detyrimet e vendosura nga ndërkombëtarët duhet të dalë nga Bashkimi Monetar. Ndërkaq, ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Roesler, e ka vënë sërish në diskutim qëndrimin e Athinës në Eurozonë: Prej kohësh, ka dyshime nëse Greqia do të përmbushë reformat për të qëndruar në euro. Në të kundërt, nuk ka pse të rrijë, tha ai për Bild am Sonntag. Sondazhi e vendos Merkel-in dhe Schaeuble-n që kërkojnë me çdo kusht marrëveshje me Dragh-in, Monti-n, Hollande, Barroson dhe liderë të tjerë europianë në pushtet për shpëtimin e euros, në pozicionin e shtetarëve që nuk kanë përkrahjen e zgjedhësve. Në Gjermani zgjedhjet e ardhshme politike do të mbahen në shtator të 2013-ës dhe Angela dëshiron të fitojë ndoshta për të qeverisur së bashku me SPD (socialdemokracia), duke bërë një fushatë europiane, për shpëtimin e euros dhe për më shumë Europën politike. Angela Merkel, për momentin, ndodhet me pushime në Itali, por që shumë shpejt do ti ndërpresë ato për shkak të takimeve për krizën e euros. Sot pritet edhe një takim i sekretarit të Thesarit në administratën Obama, Tim me ministrin e Financave gjermane Schaeuble në shtëpinë e tij të pushimit në Sylt, ishulli ekskluziv gjerman në Detin Baltik. Pas këtij takimi, Geinther do të takohet edhe me Draghin dhe Presidentin e Bundesbank-ut, Jens Weidmann.

Sondazhi

Sipas një sondazhi, që gazeta gjermane Bild am Sonntag ka bërë, 51 për qind e gjermanëve nuk besojnë më tek euro dhe mendojnë se Gjermania do të ishte më mirë nëse nuk do ta kishte braktisur markën federale për monedhën e përbashkët europiane

Greqia

Po ashtu, nga sondazhi del se 71 për qind e gjermanëve duan që Greqia të dalë nga Eurozona. Sipas tyre, nëse ajo nuk respekton detyrimet e vendosura nga ndërkombëtarët, duhet të dalë nga Bashkimi Monetar

Gjermanët nuk besojnë më tek Euro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›