E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët nuk i besojnë më kapitalizmit

Berlin, 20 gusht – Shumica e gjermanëve nuk i besojnë kapitalizmit dhe shpresojnë se do të ketë një “rend të ri ekonomik”, kanë raportuar të premten mediet evropiane.
Sipas rezultateve të institutit të kërkimeve “Emnid”, i kryer me porosi të Fondacionit Bertelsmann, 88 për qind e gjermanëve të anketuar shpresojnë në një rend të ri më të mirë ekonomik. Kjo për shkakun se, siç ka treguar anketimi i kryer, qytetarët e Gjermanisë mendojnë se pas krizës dhe recesionit “kapitalizmi nuk promovon një baraspeshë në shoqëri”, ose “një ambient” të përshtatshëm në menaxhimin e burimeve natyrore.
Pothuajse 40 vjet pas publikimit të studimit të Klubit të Romës “Kufijtë e rritjes”, vetëm një e treta e gjermanëve mendojnë se rritja ekonomike ka sjellë përfitime për jetën individuale. Studimi ka treguar se katër prej pesë gjermanëve mendojnë se njerëzit duhet ta rishqyrtojnë stilin e jetesës dhe të mendojnë mirë për shpenzimet që bëjnë. Për pjesën më të madhe të gjermanëve është më i rëndësishëm shëndeti, mirëqenia sociale dhe e mira e përgjithshme, sesa “arritja e një standardi me shumë para” dhe realizim të “tekeve”e qejfeve personale.
Gjermanët mendojnë se ky sistem ekonomik nuk po sjellë të mira për të gjithë shtetasit, megjithëse “82 për qind e tyre kanë thënë se pa një rritje ekonomike nuk mund të ketë stabilitetit dhe zhvillim të demokracisë”.
Gjermanët besojnë se duhet të ketë një harmonizim të rritjes ekonomike dhe mbrojtjes mjedisore, por kjo arrihet vetëm nëpërmjet përfshirjes së politikanëve të duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›