E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani teston me sukses raketën e re

Teheran, 20 gusht - Ministri i mbrojtjes i Iranit, Ahmad Vahidi, sot ka shpallur se është testuar me sukses raketa e re tokë-tokë.

Por, ministri Vahidi nuk tha se ku ishte bërë testimi.

Televizioni shtetëror iranian ka treguar pamje të raketës duke u lansuar në një lokacion shkretëtirë, transmeton REL.

Shpallja e testimit të raketës së re, u bë dy ditë para paralajmërimit për fillimin e kapacitetit të parë atomik të Iranit, atij në qytetin port, Bushehr, që është ndërtuar nga Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›