E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët, pas Kelmendit

Prishtinë, 26 dhjetor — Si shumë reprezentacione të vendeve të ndryshme evropiane, edhe përfaqësuesja U-14 e Gjermanisë në radhët e veta shumë shpejt mund ta ketë një futbollist me prejardhje nga Kosova.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Lirim Kelmendin, të cilin drejtuesit e skuadrës U-14 të “pancirëve”, janë duke e vëzhguar me vëmendje. Ai ka vetëm 13 vjet dhe është pjesë e skuadrës U-14 të Munchen 1860.

“Trajneri i Gjermanisë U-14 ka folur me babin tim dhe i ka treguar se janë duke më vëzhguar. Ka gjasa të mira që të bëhem pjesë e kësaj përfaqësueseje”, ka thënë Kelmendi për Express të shtunën.

Mirëpo, përveç kësaj, interesim për t’i siguruar shërbimet e Lirimit kanë shprehur edhe akademitë e dy klubeve gjermane, Stuttgart dhe Augsburg.

“Para se të kaloj në Munchen1860, interesim për mua kanë shprehur Stuttgart dhe Augsburg. Mirëpo, drejtuesit e këtyre klubeve i kanë thënë babit tim se kurdo që largohem nga Munchen, i kam dyert e hapura”, theksoi ai.
Lirimi përveç futbollit pasion ka edhe pianon. Ai dhe vëllai i tij Arianiti kanë zënë vendin e parë në Munchen për ekzekutim të pianos.

Lirimi karrierën e ka filluar te ekipi TSV Mindelheim, ku ka luajtur për shtatë vite me radhë. Më pas ai ka kaluar te JFG Wertachtal, ku pas një viti i është bashkuar skuadrës Munchen1860.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›