E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni-Roma, në mes hyn çelsi

Agjenti i lojtarit, Tulio Tinti, ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Romën nuk është arritur ende, megjithëse sipas tij, klubi kryeqytetas po bën përpjekjet më të mëdha për ta bërë të vetin bomberin emilian.Toni, 32 vjeç, kërkon një ekip ku të luajë në vazhdimësi për gjashtë muajt e ardhshëm, në mënyrë që të bindë Marçelo Lipin t’i bëjë një vend në ekipin me të cilin do të udhëtojë drejt Afrikës së Jugut qershorin e ardhshëm.Por së fundi, ka dalë në dritë edhe një hipotezë tjetër, sipas të cilës, Roman Abramoviç mund të bëjë një ofertë për të marrë Tonin, që shihet si zëvendësuesi ideal i Didier Drogbasë, që në janar do të jetë i grubulluar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Afrikës.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›