Gjermanët pushojnë në perlën shqiptare – Valbona, destinacioni kryesor i veriut të Shqipërisë

Një familje prej 3 anëtarësh të ardhur nga Berlini i Gjermanisë vendosën të kalonin pushimet në Valbonë. Këtë vit turistët nga Gjermania janë të shumtë në numër të cilët i takojmë rrugëve dhe pikave turistike të vendit tonë.
“Unë quhem Fridich Naundorf, kam zgjedhur Veriun e Shqipërisë të vijë për të kaluar dy javë pushime së bashku me babain dhe mamanë time. Kemi dëgjuar dhe parë në revista dhe rrjete sociale, që Shqipëria ka vende të bukura, alpe, plazhe dhe natyrë të pasur, por këtë e vërtetuam kur pamë Valbonën nga afër, është gjithçka mahnitëse, riviera, peisazhi, këtu mbushesh me frymë, e kur të kthehem në vendin tim do u tregoj të gjithë moshatarëve të mi”.
Roni babai i i Fridich ndan të njëjtin mendim si i biri ku është mahnitur me natyrën që të ofron ky vend, ai thotë që çmimet janë normale dhe shërbimi është iu përkryer
“Këtu është më lirë se në Europë, nëse këtë bukuri do ta kishim në vendin tonë çmimet në këto zona do të ishin shumë të larta, prandaj shqiptarët janë me fat që rrethohen nga këto bukuri, unë do të kthehem përsëri në verës tjetër, e do të vij me miq të mi pasi do u them se çfarë kam parë dhe si kam kaluar”,
Nga viti në vit i gjithë vendi ynë po vizitohet nga mijëra turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, duke eksploruar bukuritë dhe natyrën tonë të veçantë.
/rtsh.al/