E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Sarandë, rriten prenotimet në strukturat akomoduese

Shqipëria por kryesisht bregdeti jugor është kthyer në një ndër atraksionet kryesore turistike gjatë sezonit veror. Bregdeti i Sarandës po preferohet gjatë gjithë vitit për tu frekuentuar nga turistë nga mbarë bota.

Përfaqësues të strukturave akomoduese pohojnë se prej kohësh ka nisur turizmi gjithëvjetor.

“Me rezervimet kemi shkuar shumë  mirë, jemi në pikun e sezonit turistik dhe jemi m ekapacitet maksimale. Ndryshë nga sezonet e tjera, këtë sezon kemi pasur një pjesë dërrmuese me turistë të huaj”, tha menaxheri i hotelit Medi Raça .  

Për vizitorët që preferojnë të kalojnë disa ditë të paharrueshme në perlën e turizmit shqiptar strukturat hoteliere ofrojnë dhe paketa të ndryshme turistike, duke bërë që prenotimet të pësojnë një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe.

Menaxherë të hoteleve bëjnë me dije se Saranda nuk preferohet vetëm nga të rinjtë por ka grupmosha të ndryshme dhe familjarë që zgjedhin të pushojnë në këtë bregdet.

Saranda është një vend përrallor ,ku gjatë 365 ditëve të ofron ofron një larmishmëri vendesh për t’i vizituar plazhe mahnitëse dhe kulinari me prodhime deti.

Gazetare L.Fili 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›