Gjermanët "ftohen" nga Guardiola

Në një analizë të mediave gjermane, optimizmi se Pep Guardiola mund të bëjë histori me Bayernin, ka rënë dukshëm. Humbja në finale nga Borusia Dortmund ka bërë që tifozët e Bayernit të "ftohen" nga trajneri spanjoll.
Mediat kanë kritikuar lëvizjet që ka bërë Guardiola deri tani në skuadër. Analistët vlerësojnë se Guardiola ka bërë një mesfushë aq të fortë, sa që Shweini, Muller e Robben sivjet duhet të shijojnë shujmë herë bankën rezervë, për ti dhënë rastin në skuadër Alcantarës dhe disa trupshkurtërve te Bayerni.
Analistët poashtu vlerësojnë se sistemi i Guardiolës nuk mund të sjellë aq shumë rezultate sa ka sjellur sistemi i Juup Heynckes.
ndërsa pas ndeshjes së kupës me Dortmund, tani diferenca në parashikime është afruar./Indeksonline/