E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, 2 mjekë gjermanë ekzaminojnë Timoshenkon

BERLIN- Dy mjekë gjermanë takuan dje opozitaren e burgosur, Julia Timoshenko, në Kharkiv, bëri të ditur sot klinika Universitare, "Charité", në Berlinin, për të cilën ata punojnë.

Të shoqëruar nga një përfaqësues i qeverisë gjermane, drejtori i klinikës Universitare, "Charité", në Berlin, Karl Max Einhäupl dhe kreu i shërbimit ortopedik të klinikës "Charité", Norbert Haas, shkuan gjithashtu në spitalin publik të Kharkivit, të propozuar nga qeveria ukrainase për të kuruar atje opozitaren, Timoshenko.

"Kjo vizitë kishte për qëllim për të verifikuar nëse opozitarja Timoshenko mund të kurohej në spitalin publik të Kharkivit", deklaroi zëdhënësja e klinikës, "Charité".

"Në ditët e ardhshme, klinika "Charité" do të publikojë një raport mbi këtë vizitë, pas vlerësimit të të gjitha të dhënave", theksoi ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›