Jo të gjitha bien prej qiellit!
Me gjithë përpjekjet që bëjmë aty-këtu për të rregulluar e përmirësuar diçka, përsëri më duket se shumicën e gjërave ne shqiptarët kërkojmë të na i bëjnë të tjerët. Diçka e ngjashme kjo me atë ndjesinë e të priturit të gjërave, sikur ato të na vinin nga qielli! Një kronikë televizive e këtyre ditëve ndërsa tregonte një grup të rinjsh vullnetarë të ardhur nga Suedia që përpiqeshin të pastronin nga plehrat e shumta mjediset e ndryshme të qytetit të Lushnjes(!?). Nga ana tjetër kamera paraqiste banorët vendas-sehirxhinj për atë ç’ka ndodhte aty para syve të tyre, që moskokëçarës deri në dhimbje rrufisnin kafen e tejzgjatur nëpër tavolina lokalesh zhytur në pluhurin dhe mbeturinat e trotuareve të pista. Një episod i thjeshtë, por shumë kuptimplotë që flet për këtë shpirt të zhveshur tonin që po ambientohet gjithnjë e më shumë me psikologjinë e të priturit të gjërave, se mos vijnë prej kushedi se nga ku! Të zgjidhurit e problemeve nëpërmjet të tjerëve, që zakonisht gjenden jashtë kufijve tanë, është kthyer në një dukuri të zakonshme edhe në fushën e sporteve, madje edhe për gjërat më të thjeshta, siç mund të jetë ndërtimi i një fushe të vogël futbolli. A ju kujtohet kohë më parë, kur sa herë do të përurohej ndonjë fushë e tillë dosido, vinte për ta prerë shiritin vetë i Madhi i futbollit europian-Mishel Platini, i cili kurorëzonte kështu dhuratën e tij për ne?! Ja, këtu kemi arritur që thuajse çdo gjë ta presim prej të tjerëve. Sepse nuk di të ketë një rast të vetëm të ndërtimit të një fushe nga vetë shteti ynë, nëpërmjet fondeve të caktuara si bashki apo federata përkatëse që t’i shërbenin kështu zhvillimit të mëtejshëm të jetës sportive tek ne. Për të mos folur pastaj për ndërtimin e një stadiumi të ri, që nuk mund të bëhet fjalë se mund ta ndërtojmë vetë ne, pa kthyer më parë sytë nga “qielli” se mos bie ndonjë gjë prej andej! Madje, edhe në rastin e fundit që është paraqitur për të ndërtuar një stadium, çdo gjë kërkohet të bëhet mbrapsht sepse ata që mbi interesat e vendit duan të kënaqin ambiciet personale apo të klaneve të tyre, më parë duan të prishin atë ekzistues që është më i miri aktualisht në Shqipëri dhe mbi gërmadhat e tij të ngrenë tjetrin!? Por, nuk mjafton me kaq. Shikoni sa të papërfillshme janë financat që duhet të derdhin federatat apo Komiteti Olimpik i vendit për përgatitjen e
sportistëve tanë që në këto kohë moderne sorollaten si jetimë e të lënë pas dore nëpër aktivitete ndërkombëtare kur dikur, paradoksalisht, ngjiteshin si fitues në podiume! Jemi ndoshta i vetmi vend në botë që ende nuk kemi një Qendër Sportive Kombëtare Olimpike dhe me sa duket do të duhen dekada të tjera për ta pasur një të tillë, ndoshta, në pritje për t’na rënë edhe kjo nga qielli!
Trajneri i ri i përfaqësueses sonë të futbollit, italiani De Biazi në një intervistë të këtyre ditëve për një media të vendit të tij, ndër të tjera theksonte se Shqipëria ku ai ka ardhur të punojë, nuk paska një shkollë të sajën futbolli, gjë që në fakt e di kushdo prej nesh. Por, a mos vallë edhe këtë “shkollë” ne presim të na zbresë nga qielli, pra t’na e ndërtojnë të tjerët, ata që vijnë nga jashtë, të tillë si De Biazi sepse
njerëzit tanë si Rudi Vata ne i shpërfillim dhe i flakim tutje? Edhe njëherë, paradoksalisht, duhet pranuar se dikur ne e kishim një shkollë të vërtetë sporti mjaft dobiprurëse, si ajo që përbëhej nga klasat e panumërta sportive në të gjithë vendin, jo vetëm në futboll, por edhe në volejboll, basketboll e ku të doje, ç’ka shërbenin si fidanishte furnizimi për shkolla të tjera të specializuara që në fakt ekzistojnë sot, por që u mungon burimi i vërtetë i talenteve. Ndërkohë, ajo që shihet sot është një hallakatje e fëmijëve të shumtë që me lekë në dorë bredhin pas disa të ashtuquajturish trajnerë për t’i paguar e për të gjetur diku ndonjë vend stërvitjeje sepse fushat mungojnë, kur dje paradoksalisht (më duhet ta përsëris), edhe pse ishim më të varfër ato i gjeje kudo! Ka rrezik, siç po shihet, që edhe ajo pak traditë e formuar në disa sporte të zhduket ashtu si volejbolli i femrave që me Dinamon e famshme të Kreshnik Tartarit e me volejbollin e meshkujve të trajnerit po aq të shquar Vangjel Koja, patën shkuar disa herë deri në finalet e Kupës së Kampioneve të Europës, por që tani i janë fshirë të gjitha gjurmët. Ashtu siç është asgjësuar basketbolli i Partizanit i Agim Fagut me shokë e me trajnerë të tillë si Astrit Greva, të cilët sot janë harruar me nam e nishan, për ta mbyllur po me Partizanin në futboll, po aq emblematik për nga emrat e mëdhenj dhe titujt e fituar, që tashmë rënkon në kategori inferiore, ndërsa në “superioren” e sotme sheh çuditërisht disa sajesa rrethinash pa asnjë vlerë!