Zeqi Agolli: Në mars të vitit 1960 shoqërova në Tiranë Che Guevarën
TIRANE-Che Guevara në Tiranë. Kjo është dëshmia spektakolare që diplomati i njohur i Shqipërisë komuniste sjell në këtë intervistë të radhës për lexuesin e gjerë të "Gazeta Shqiptare". Udhëheqësi i revolucionit të famshëm kubanez, i cili arriti të rrëzojë një nga regjimet e fuqishme të atij vendi kishte ndërmarrë një udhëtim të posaçëm për tu takuar me Kryeministrin e hekurt të shtetit shqiptar, i cili gjithashtu vinte nga brigadat vullnetare të luftës së Spanjës. Ngjarja e rrallë ka ndodhur pikërisht në marsin e vitit 1960. Në atë vizitë të mistershme të njeriut të famshëm të globit, i cili më vonë do të bëhej simbol i rinisë botërore, Mehmet Shehu urdhëroi që ta shoqëronte pikërisht Zeqi Agolli, i cili në atë kohë mbulonte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së dytë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila kishte të bënte me vendet e perëndimit. Che Guevara i shoqëruar nga Zeqi Agolli si mbërriti në Rinas ka kaluar pikërisht në mesin e sheshit "Skënderbej" për të marrë drejtimin e shëtitores ku në pak minuta do të përfundonte në hollin e katit të parë të Kryeministrisë ku e priste me një padurim të dukshëm vetë Kryeministri Mehmet shehu. Pas takimit të gjatë në zyrën e tij ushtaraku 32 vjeçar i ardhur nga Kuba do të ngazëllehej çuditshëm kur do të merrte në dorë si dhuratë të Kryeministrit një automatik të jashtëzakonshëm që shkëlqente. Pas kësaj me kërshërinë e fëmijës ai do të shtrihej përtokë dhe do të provonte duke lozur automatikun e dhuruar. Më mbrapa do të përfundonte në vilën e posaçme të përgatitur për të në ato dy ditë të qëndrimit misterioz. Pikërisht për këto dhe më tepër të asaj ngjarjeje që do të ngelej e panjohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për nomenklaturën më të lartë të shtetit flet vetë Zeqi Agolli në intervistën e mëposhtme të këtij numri.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Agolli. Mesa jam në dijeni në Shqipëri paska ardhur për një vizitë të papublikuar vetë Heroi i Revolucionit Kubanez Ernesto "Che" Guevara. Ndërkohë që vetëm para pak kohësh kam mësuar se në Tiranë atë e keni shoqëruar pikërisht ju. A mund të më flisni diçka më hollësisht nga ai takim personal që ju keni pasur me të?
Është shumë e vërtetë që Çhe Guevara ka ardhur në Shqipëri ashtu siç dhe nuk jeni i gabuar që shoqërimin e tij sekret e kam bërë unë.
Përse e thoni që vizita e tij ka qenë sekrete kur Shqipëria ishte në kulmin e pushtetit komunist?
Sepse vizita e tij ishte e papublikuar dhe e pa njohur ashtu siç nuk u mësua asnjëherë. Vetëm kohët e fundit ka filluar të dalë e vërteta e asaj vizite, pasi atëherë as që bëhej fjalë ta përmendte kush. Pastaj duhet të dini edhe një fakt se edhe atëherë edhe më vonë nuk e mësoi kush edhe nga nomenklatura më e lartë e shtetit një vizitë të tillë. Nga sa kuptova unë atë vizitë e dinte vetëm Enver Hoxha, i cili nuk bëri ndonjë takim me të, ndërkohë Mehmet shehu e priti në zyrë.
Jeni i sigurt?
Unë kështu mendoj sepse pashë misterin me të cilën u shoqërua lëvizja e tij nga Rinasi në vilën ku u sistemua dhe e kundërta. Sekreti ishte i jashtëzakonshëm aq sa edhe kur unë mora detyrën për të shkuar në Rinas nuk mu tha se kush do të vinte, por vetëm se mu tha që do të vijë një njeri i rëndësishëm.
Më shpjegoni ju lutem si ka ndodhur ardhja e tij dhe kush jua ngarkoi juve detyrën e shoqërimit?
Ishte mars i vitit 1960, datën e saktë nuk e mbaj mend mirë, por duhet të ketë qenë aty te data 10, 11 apo 12 jo më shumë, pasi vizita e tij në Tiranë ka ndodhur vetëm pak ditë si u bë funerali qeveritar në Kubë për varrosjen e viktimave të tragjedisë terroriste.
Për cilin funeral bëhet fjalë ?
Ishte varrimi i 76 njerëzve të bërë më 5 mars të atij viti, pra 1960 të cilët u vranë në aksidentin e zhurmshëm të një dite më parë, pra në 4 mars kur u hodh në erë anija frënge "La Coubre". Në ditën e shpërthimit Çhe-ja ra shumë në sy kur ndihmonte personalisht të plagosurit me një përkushtim dhe dhimbje të papërshkruar. Një ditë më vonë, në funeralin qeveritar ai sërish ra dukshëm në sy të opinionit ndërkombëtar me një pamje shumë karakteristike ku dhimbja dhe fisnikëria plekseshin çuditshëm në portretin e tij të veçantë. Është pikërisht vendi dhe momenti i veçantë ku fotografi Alberto Korda e fotografoi Guerrillero Heroico, për ta bërë që prej asaj dite simbol magjik.
Qartë! E lamë fillin e subjektit tonë te marsi i vitit 1960. Ç'farë ndodhi?
Më thërret Mehmet Shehu në Zyrë dhe më thotë: "Zeqir do të nisesh menjëherë në aeroport për të pritur linjën e avionit Hungarez. Me të do të vijë një mik shumë i rëndësishëm i vendit tonë, i cili është nisur posaçërisht nga Kuba. Kjo për juve është një detyrë shumë e veçantë dhe shumë sekrete. Misioni është special. Mikun e rëndësishëm të vendit do ta shoqërosh për në zyrën time.
- Dakord i thashë dhe dola menjëherë nga zyra. Ora duhet të ketë qenë aty te 08.00. Unë do të kontaktoja menjëherë me telefon për të mësuar orarin e mbërritjes së avionit që përmendi kryeministri për të qenë në orën e caktuar në Rinas. Megjithëse nuk kishte shumë avionë në atë kohë që mund të përshkonin linja pasagjerësh. Ata që ishin njiheshin nga të gjithë zyrtarët që i çonte puna për të lëvizur herë pas here jashtë shtetit. Gjithsesi mësova se avioni mbërrinte nëse kam ngatërruar se kanë kaluar dekada të tëra nga ajo ditë, besoj se ka qenë ora aty te 11 e 30 minuta. Kështu që kisha kohë të merrja masa për të pritur njeriun që kryeministri e kishte shumë merak.
Doja tu pyesja se ç'farë donte të thoshte Kryeministri Mehmet Shehu kur ju citoi shprehjen që "detyra është speciale".
Ai tha që "misioni është special". Kjo do të thoshte se detyra që kishte ishte mision madje sekret. Kuptimi dhe urdhri ishte që këtë detyrë nuk duhet ta dinte askush, pasi kishte rëndësi të veçantë shtetërore. Pra ishte një kod diplomatik shtetëror, të cilin e njihnim mirë ne zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dhe ashtu ishte vërtet. Ju tashmë e kuptoni kur konstatoni që një lajm i tillë nuk u dha nga mediat zyrtare të kohës asnjëherë. Ashtu siç kuptoni kur mësoni se ish zyrtarët më të lartë të shtetit të asaj kohe nuk kanë dijeni për një fakt të tillë. Ky fakt është bërë i ditur vetëm para disa kohësh pas një libri të botuar nga Jovan Jano, i cili nga sa më kanë thënë ata që e kanë lexuar, ja ka kushtuar tërësisht Çhe Guevarës.
Kur ju foli për misionin sekret, jua tregoi Mehmet Shehu se për kë bëhej fjalë që do të mbërrinte në Tiranë?
Mehmet Shehu më tha vetëm aq sa të thashë dhe asgjë më shumë. Madje unë edhe kur e takova në Rinas sa zbriti nga avioni nuk e dija që kisha të bëja me Çe Gu Evarën. Por pashë një ushtarak karakteristik që gjithsesi nuk ma jepte shumë përshtypjen e atij që unë kisha dëgjuar. Vetëm kur u takova dhe kur ecja rrugës në makinë dyshova se duhej të ishte ai. Nuk e di se përse dyshova se mund të ishte Çhe-ja. Këtë e them se nuk ishim shumë të njohur me figurën e tij në atë kohë dhe nuk është se ishte shumë i njohur në ekranet televizive. Me këtë dua të them se në Shqipëri njihej shumë zbehtë figura e Çhe-së. Po kështu kam bindjen se njihej edhe në botë. Ajo figurë mori përmasa shumë të forta emocionale pas vdekjes së tij. Por gjithsesi nuk jam duke thënë që ai nuk ishte një figurë e madhe dhe e njohur, por po them se jo në përmasat që mori më mbrapa dhe në Shqipëri atëherë nuk njihej masivisht. Por ndoshta unë kisha shumë njohuri dhe e kisha parë në ekrane disa herë, ndërkohë që dija se vinte nga Kuba. Pra nga njerëzit e Fidel Kastros. Ajo që të bënte të mos besoje se ishte ai, ishte fakti se nuk mund të mendoje se njeriu më i afërt i Kastros dhe vetë udhëheqësi kryesor i revolucionit të zhurmshëm kuban mund të vinte aq pa pritur dhe aq mistershëm në Shqipëri.
Jam shumë i interesuar të mësoj se përse Mehmet Shehu ju caktoi juve në një detyrë kaq sekrete dhe kaq specifike kur mund të çonte shumë mirë një njeri të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Si mendoni ju?
Në atë kohë unë kisha shërbyer gjatë në trupin diplomatik dhe në protokollin e shtetit dhe kisha vetëm katër muaj që isha kthyer nga Moska si ministër këshilltar në ambasadën tonë atje. Pas kthimit nga Moska kisha marrë postin e Drejtorit në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Jashtme. Pra zyrtarisht mua më takonte juridikisht, pasi drejtoria e dytë mbulonte pikërisht vendet e perëndimit. Ndërkohë nuk dua të mburrem shumë, por Mehmet Shehu personalisht ka pasur një vlerësim të jashtëzakonshëm për mua si diplomat gjë që në një rast ndryshe nga natyra e tij që nuk të lavdëronte kollaj ma ka shprehur edhe në sy, por këtë nuk dua ta shkruash askund pasi merret si shenjë mburrjeje gjë që nuk më vjen mirë. Mendoj që duhet të ketë qenë kjo e fundit, por edhe detyra. Por mendoj se një arsye tjetër mund të ishte edhe mosha ime e përafërt me të, pasi atëherë Çhe-ja ishte vetëm 32 vjeç. Nuk e di nëse janë këto që ma besoi mua atë detyrë që mund ta konsideroj nga më sekretet e kohës.
Thatë se vinte me avionin hungarez. Por a nuk vinte nga Kuba?
Nuk e di nga vinte në atë moment që ka zbritur në Rinas, por në atë kohë aktiviteti dhe veprimtaria e tij publike ishte në Kubë. Unë ju thashë që në Shqipëri nuk njihej, por unë kisha goxha njohuri për të dhe nga ai moment që e takova nuk kisha më shumë se një javë që e kisha parë në ekran në momente tragjike ku kishte shkrirë i gjithi me dhimbjen e vdekjeve terroriste në shpërthimin e anijes që ju tregova pak më lart. Prandaj mendoj se edhe dyshova që ishte Çhe-ja kur e takova në aeroport. Tani në lidhje me pyetjen tuaj se nga mund të vinte në Tiranë nuk mund t'ju them saktësisht se kur unë nuk dija kush ishte nga mund të mësoja se nga vinte. E vërteta është dhe këtë e kam mësuar shumë më vonë kur Çhe-ja u bë njeriu i famshëm i globit dhe portreti i tij, i cili u fiksua nga Alberto Korda më 5 mars siç të tregova në varrimin e 76 viktimave të terrorit në anijen frënge "La Coubre", e cila u hodh në erë pas një shpërthimi të llahtarshëm. Pra më vonë kam mësuar se atë vit që bëri vizitën në Tiranë, pra në vitin 1960, ka qenë për Çhe Gu Evarën një nga vitet më të jashtëzakonshme të aktiviteteve të tij. Po në atë muaj që erdhi këtu pra në mars 1960, mësohet se ka takuar Sartrin dhe Simone De Bovuar. Pas kësaj vjen në Tiranë dhe prej këtej mbërrin në Moskë, Korenë e Veriut, në Kinë e pastaj në Indi. Pra gjithmonë në lidhje me pyetjen tuaj se nga vinte më duket se merr përgjigje nga sa po të them që kam mësuar shumë më vonë se ai ishte vrarë.
Le të mos zgjatemi më me hollësira të tilla që gjithsesi mendoj se ishin të nevojshme për lexuesin dhe të kthehemi në detyrën konkrete që ju në atë 12 mars të 1960-ës morët nga Mehmet Shehu për të pritur mikun pa emër ta quajmë të Shqipërisë. Ta quaj pa emër se nuk ju dha emër apo jo? Si vijoi ngjarja?
Unë sigurish pasi mësova orën 11 e 30 minuta që do të mbërrinte avioni hungarez mora masat për të mbërritur në kohën e duhur në Rinas. Shkova aty rreth një orë para dhe prisja në hollin e vipave ku kisha porositur një kafe dhe po shtyja kohën menduar. Nuk e di nëse u mërzita duke medituar, por tashmë kam përfytyrimin se ajo orë më ka kaluar rrufeshëm. Kur në ajër u dëgjua zhurma karakteristike e avionit modest që po bënte trajektoren mbi aeroport bëra të afrohem te vendi ku do të bëhej zbritja. Pas marrjes së masave të ekipit të pistës dhe hapjes së derës si u vendos shkalla zbritëse unë mora pozicion pritësi diplomatik në fund të shkallës duke mos i hequr sytë nga dera e avionit. Në pak çaste pashë që te dera e tij u shfaq një djalosh ushtarak që tregonte qartë se ishte te 32 apo 33 vitet. Unë që e dija që vinte nga Kuba nuk kisha kurrfarë mëdyshje se ato rroba ushtarake ishin rrobat e revolucionit kubanez që kishte marrë famë të jashtëzakonshme për faktin se disa njerëz të zakonshëm kishin mundur të rrëzonin një nga regjimet e fuqishme të kohës. Të binte në sy bereta e tij klasike dhe këmisha e gjelbër ushtarake me dy xhepa të mëdhenj. Pra ky ishte pak a shumë identifikimi i zakonshëm i tyre në pamje të parë.
Si u prezantuat?
Kur zbriti në fund të shkallëve pashë që shoqërohej dhe nga një ushtarak i dytë. Sa zbriti unë i dola para duke i shtrirë dorën dhe i thashë: Jam diplomat i autorizuar nga Kryeministri për t'ju pritur juve. Kam marrë porosi që t'ju shoqëroj për në zyrën e tij. Mendoj se vizita në vendin tonë do të jetë një moment i bukur për ju. Shpresoj të ngeleni i kënaqur.
Ai ndërkohë më zgjati dorën duke salutuar përzemërsisht, por që dukej që në pamje të parë që ishte disi i lodhur apo jo shumë i sigurt. Kjo mendoj për faktin se ai ishte mësuar me revolucione dhe me vende që nuk i afronin shumë siguri. Pra duhet të ketë qenë jeta prej revolucionari dhe pasiguritë që ishte mësuar të kalonte prandaj edhe të thashë në fillim të kësaj interviste se në momentin e parë nuk të jepte të kuptoje se ishte Çhe Guevara aq i famshëm për veprën gjigante që kishte realizuar në krah të Vëllezërve "Kastro". Ndërkohë u afrua makina diplomatike që kisha marrë nga ministria për të shoqëruar mikun e mistershëm. Pas kësaj, si na ishin hapur dyert, zumë vend në makinë. Unë në vendin e parë, ndërsa dy miqtë ushtarakë zunë dy vendet mbrapa.
Në çfarë gjuhe biseduat?
Folëm frëngjisht bashkë, të cilën të dy e njihnim mirë.
Vijuat bisedën në makinë?
Makina mori rrugën me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt kryeqytetit ku do të përfundonim në zyrën e vetë Mehmet Shehut, i cili ndërkohë kishte dalë në holl të katit të parë për të pritur mikun. Gjatë rrugës ai pothuajse ndenji i heshtur. Unë kur pashë që tregohej gjysmë i hutuar i thashë: "Këtu në Shqipëri ndjehuni si në shtëpinë tuaj".
( Vijon në numrin e ardhshëm )