AKR mbledh firmat per mocionin

Qeveria e Kosoves mund te perballet me nje mocion votebesimi ne seancen e ardhshme te Parlamentit te enjten nese grupi parlamentar i Aleances Kosova e Re arrin te mbledhe edhe 10 nenshkrime nga deputetet.
Nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli ka bere te ditur se tashme ka siguruar mbeshtetje nga 30 deputete.
Ai tha se deputet jane nga gjitha grupet parlamentare me perjashtim te ish-partnereve te koalicionit qeverises Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Sipas Kushtetutes se Kosoves mocioni i votebesimit ndaj qeverise mund te ngrihet ne Parlament me nismen e nje te tretes se deputeteve.