E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani Gjykata e Larte i jep te drejten shtypit turk

Tre gazetarë turq mund të ndjekin procesin gjyqësor kundër grupit neonazist “Klandestiniteti nacionalsocialist”, që do të zhvillohet në datën 17 prill. Vendimi është marrë nga gjykata kushtetuese gjermane, pasi gjykata e Monakos kishte caktuar emrat duke u bazuar në kohën e dorëzimit të kërkesave për akreditim. Gjykata ka urdhëruar në këtë mënyrë që të garantohet një numër i përshtatshëm vendesh për përfaqësuesit e mediave të vendlindjeve të viktimave. Një e përditshme turke kishte bërë denoncimin për përjashtimin e gazetarëve nga Ankaraja, duke amrër parasysh se tetë viktima të grupit neonazist ishin shtetas turq që jetonin në Gjermani. Cështja në fjalë provokoi dhe dorëheqjen e kreut të shërbimeve sekrete që u akuzua se kishte shkatërruar provat. Ekzistenca e grupit neonazist u zbulua pas djegies së bazës së kësaj organizate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›