E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje tjeter virus vdekjeprures nga Kina

Virusi vdekjeprurës që deri tani ishte vënë re vetëm në Kinën lindore, ka mbërritur dhe në kryeqytetin e vendit, Pekin. Një vajzë 7 vjecare është shtruar në spital nëj ditë më parë me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke, por mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e saj është e qëndrueshme. Por ajo që ka alarmuar autoritetet dhe mjekët është përhapja e shpejtë gjeografike e virusit që pabarësisht 11 viktimave që ka shkaktuar deri tani dhe 40 të prekurve, rezultonte vetëm në tre provinca në lindje të vendit. Në një treg shpezësh në Pekin janë zbuluar gjurmë të virusit të ri H7N9, por ende nuk ka asnjë informacion për origjinën e tij. Mjekët kanë zbuluar se virusi i ri është një kombinim virusesh të ndryshme dhe për këtë arsye mbetet i paparashikueshëm në pasojat e tij.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›