E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Kushtetuesja kërkon reforma zgjedhore

Gjykata Kushtetuese në Gjermani kërkoi ndryshime në kodin zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme që parashikohen të mbahen vitin e ardhshëm.

Gjykata vendosi që metoda aktuale e numërimit të votave është jokushtetuese.

Vendimi thuhet se është një goditje për kancelaren gjermane, Angela Merkel, koalicioni qeverisës i së cilës ka miratuar ligjin në vitin e kaluar.

Bundestagu gjerman zgjidhet me dy fletëvotime paralele, njëra për 299 përfaqësuesit e qarkut, ndërsa tjetra për vendet e mbetura që shpërndahen bazuar në numrin e anëtarëve të partive kryesore.

Formula aktuale për shpërndarjen e ulëseve ia mundësoi Partisë Kristian Demokrate të Merkelit (CDU) të marrë 24 vende shtesë në zgjedhjet e 2009-ës.

Por, gjykata në Karllsruhe vendosi që formula për shpërndarjen e vendeve “shkel të drejtën e partive për përfaqësim të barabartë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›