E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezia tronditet nga një tërmet i fortë

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Gjeofizik amerikan (USGS), i cili sqaron se epiqendra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 45 kilometrash, rreth 300 kilometra nga qyteti Medan, kryeqytet i provincës Sumatra e Veriut.
     
Nuk u dha asnjë alarm për cunami dhe nuk janë njoftuar viktima apo dëme materiale. Ishulli i Sumatras, në veriperëndim të arkipelagut indonezian, u godit më 26 dhjetor 2004 nga një tërmet i fortë me magnitudë nëntë ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi një cunami në brigjet e dhjetëra vendeve të Azisë Juglindore dhe më shumë se 220 000 të vdekur.

                                                                                             2012-07-25 11:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›