E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Love Parade kthehet në tragjedi. 19 të vdekur

Paniku në një festival muzikor të Gjermanisë la të paktën 19 të vdekur dhe rreth 340 te plagosur, disa prej tyre ne gjendje te rëndë. Ngjarja ndodhi në qytetin Duisburg, jo shumë larg Dyseldorfit, kur turma njerëzish u grumbulluan pranë një tuneli që të çonte tek festivali i quajtur “Parada e Dashurisë”. Numri i madh i njerëzve u bë shkak për panik dhe disa nga të pranishmit gjetën vdekjen të shkelur nga turma. Policia gjermane vazhdon hetimet për të gjetur me saktësi se si rrodhën ngjarjet që çuan në panik.

Organizatorët e festivalit vendosën ta lejonin fillimin e aktivitetit nga shqetësimi se anulimi i tij mund të shkaktonte kaos të mëtejshëm mes qindra mijra njerëzve që kishin ardhur për të marrë pjesë. Shumica e njerëzve vazhduan të festojnë pa e ditur se çfarë kishte ndodhur.

Tuneli 200 metra i gjatë dhe 30 i gjerë përbënte pikën lidhëse për të shkuar në qëndër të festës dhe paniku filloi kur mijëra persona filluan të vraponin për arsye ende të paditura. Mediat gjermane thone se trazirat u shfaqën për shkak të fluksit të madh të të rinjve që kërkonin të merrnin pjesë në festë dhe tuneli ishte shumë i ngushtë për të siguruar një qarkullim normal.

“Parada e Dashurisë” eshte organizuar per here te pare në Berlin në vitin 1989 gjatë momenteve të rrëzimit të Murit, dhe pjesmares ne te jane miliona te rinj nga te gjitha vendet e Europes, mosha e te cileve eshte nga 18 deri ne 25 vjec.
Presidenti Gjerman Kristian Vulf e quajti këtë një ngjarje rrënqethëse dhe vuri në dukje se tragjedia ndodhi në një festival paqësor të rinjsh që vinin nga shumë vende të botës. Edhe Kancelarja Angela Merkel është shprehur se ndihet e tronditur për këtë tragjedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›