E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitrina e librit, tituj e ri në treg

Sherry Jones, studiuesja e gjuhes arabe dhe civilizimit islam, do te cele vitrinen e librit me romanin e saj me te ri “Shpata e Medines”. Autorja e bestsellerit “Xhevahiri Medines”, vjen kete here per lexuesin me nje rrefim mbi transformimet e para ne boten islame. Nje rrefim kushtuar 4 kalifeve te drejte dhe para se gjithash kushtuar Aishes, si nje grua e pjekur, si nje politikane, si nje luftetare dhe nene muslimane. Gazetarja Sherry Jones sjell edhe kete here nje rrefim te rralle.

“Urat e Medison Kauntit” eshte romani i ri qe vjen per lexuesin nga Robert James Waller. Waller njeh sekretin e novelave romantike, ai shkruan ashtu si ndiejne dhe mendojne njerezit kur dashurohen per here te pare. Ky roman eshte bestselleri legjendar i “New York Time” per 164 jave.

“100 vitet e ardhshme” eshte nje tjeter liber qe vjen nga George Friedman. Nje parashkim per shekullin XXl.
Vitrinen do ta mbylli autori shqiptar Sokrat Habilaj me romanin “Shpirt i trazuar gruaje”.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›