Gjermani, Merkel nis fushatën: “Të suksesshëm së bashku”
BERLIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur fushatën për rizgjedhje, duke lënë të kuptohet se ajo është personi i sigurt për drejtimin e ekonomisë.
Slogani i zonjës Merkel është: “Të suksesshëm së bashku”. Merkel u është drejtuar rreth 1000 njerëzve në qytetin mesjetar, Seligenstadt, pranë Frankfurtit. “Ne kemi parë në Evropë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta. Rritje në para të huazuara, kjo është e pamundur”, - ka thënë Merkel, duke vënë theksin mbi disiplinën fiskale, e cila ka nxitur zemërim ndaj saj në shumë vende të Evropës Jugore.
Konservatorët e saj kristian-demokratë dhe aleatët bavarezë kanë kryesim të madh në sondazhet e opinionit.
Zgjedhjet do të mbahen më 22 shtator. Lufta për postin e kancelarit gjerman ka nisur, sepse më 22 shtator qytetarët vendosin për përbërjen e parlamentit të ri dhe shumicat e mundshme qeveritare.
(er.nu/BalkanWeb)