E Diel, 1 Nëntor 2026

SHQUP-i hiqet nga pronat e ushtrisë, Nishani firmos dekretin: Seli e PD-së

nishani-2013Burime të “Top Channel” nga Ministria e Mbrojtjes pohuan se Presidenti Republikës, në kapacitetet edhe të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë invetarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it.

Ky dekret ka mbërritur  në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes pasditen e të enjtes. Sikurse edhe vendimi Këshillit të Ministrave për kalimin  e SHQUP-it, në godinë të PD-s, që nuk u bë asnjëherë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave edhe dekreteti i presidentit, deri këto momente ka pësuar të njëjtin fat.

Zyra e shtypit e Presidencës, kontaktuar nga Top-Channel për të pasur version zyrtar dhe detajet e dekretit, të vetmen përgjigje që dha ishte keni telefonuar jashtë orarit zyrtar.

Lëshimi i këtij dekreti nga Presidenti Republikës, Bujar Nishani e përfshinë atë  në një shkelje të pastër të ligjit.

Ja se çfarë thotë ligji 8671 datë 26.10.200, i ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004 kreu dy pika 3: Komandanti përgjithshëm i forcave të armatosura,  Miraton planin e vendosjes dhe perhapjes se Forcave të Armatosura në kohë paqeje.

Por, përpara se presidenti Nishani ta ndërmarrë këtë hap ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e shefit të shtabit të përgjithshëm, i cili bën kërkesën për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë.

Mimi Kodheli, ministre e ardhshme e Mbrojtjes deklaroi  se gjatë një bisede telefonike me shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneral Gjunkshin, ai ka pohuar se nuk ka firmosuar asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërtesën e SHQUP-it.

Ky qëndrim i gjeneralit përforcohet edhe nga shkresa që ai  ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilës ai kundërshon kalimin e SHQUP-it për tu përdorur si seli e PD-së.

Pavarësisht vendimit të Këshllit të Ministrave, firmave të Arben Imamit dhe Presidenit Nishani, mjafton firma e munguar e shefit të shtabit të përgjithshëm që i gjithë ky operacion me SHQUP-in të jetë i paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›