Osmanaj: Qeveria e re smund të riformatojë KQZ-në, është antiligjore
Tiranë- Anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, e ka cilësuar antiligjore mundësinë për riformatim të këtij institucioni nga qeveria re.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se në nenin 18 të Kodit Zgjedhor përcaktohen rastet e riformatimit, duke shtuar se çdo veprim jashtë këtij neni është antiligjor.
“Unë mendoj se duhet të plotësohen vëndet në komisionin zgjedhor të zgjedhjeve. Vërtet është një institucion shumë i rëndësishëm ,institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve. Ligji është ai që thashë do me thënë se ligji është ai që për frymën e Kodit duhen plotësuar vëndet bosh. Pastaj çdo gjë tjetër për mendimin tim është në kundërshtim me ligjin me frymën e Kodit Zgjedhor dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor,- tha ai.
Osmanaj ka kërkuar që qeveria e re të bëjë plotësimin e tre vendeve bosh në KQZ, ndërsa shtoi se sa i përket mundësisë për rikthimin në postet që ishin të Denar Bibës, Albana Shtyllës dhe Jani Janit, kjo është në dorë të forcave politike që ata përfaqësojnë.