E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani arrestohet grabitesi i Bankes

Pas më shumë se nëntë orë negociatash, një vjedhje banke ku ishin marrë dhe pengje përfundoi pa asnjë incident.

Policia gjermane arriti të arrestonte grabitësin në Doiçe Bank në Berlin i cili kërcënonte se do ta hidhte në erë bankën.

Para se të vetëdorëzohej ai ka lënë të lirë dhe nëpunësin e bankës që mbante peng. Policia e ka përshkruar operacionin si shumë delikat dhe ende nuk ka dhënë detaje se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Grabitësi kishte kërkuar para dhe një arratisje të sigurtë, gjë që nuk u realizua.

Banka ndodhet në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit gjerman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›