E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mesazh per vendin Te bashkohemi dhe te ndihmojme njeri-tjetrin

Në mesazhin e tij të përjavshëm, presidenti amerikan Barak obama dhe Zonja e parë Mishel obama u kanë kërkuar amerikanëve që të nderojnë dhe të mbështesin veteranët dhe familjet e ushtarëve, si dhe të bashkohen e të kujdesen për njëri tjetrin në sezonin e pushimeve.

"Lufta në Irak ka përfunduar, Tranzicioni në Afganistan ende është në proces. Pas nëj dekade lufte, heronjtë tanë po kthehen në shtëpi. Dhe në të gjithë vendin familjet e ushtarëve po bashkohen. Kështu që këtë javë le të falenderojmë veteranët dhe familjarët e tyre. Le të lutemi për trupat tona ushtarake, vecanërisht ata në Afganistan, të cilët do i kalojnë krishtlindjet larg shtëpisë, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur lirinë që ne e kemi të shenjtë. M

Zonja e parë Mishel Obama e ka mbështetur apelin e tij.

"Duhet të mbani mend se kur burrat dhe gratë në uniformë iu përgjigjen thirrjes për ti shërbyer vendit, familjet e tyre shërbyen bashkë me ta. Në vend, bashkëshortet e tyre i kanë rritur fëmijët të vetme. Nuk duhet të harrojmë as fëmijët e ushtarëve që lëvizin nga baza në bazë. Familjet e ushtarëve tanë sakrifikojnë shumë pr ne dhe unë dhe Barak besojmë se dhe ne duhet tu shërbejmë atyre ashtu si ata i shërbejnë vendit tonë”.

Presidenti dhe zonja e parë gjithashtu u shprehën dhe për viktimat e Nju Taun, Konektikat si dhe për ata të uraganit Sendi.

"Në këtë vend ne kujdesemi për njëri tjetrin. Dhe kjo është periudha që duhet të japim, dhe është shumë frymëzuese të shohësh njerëzit në të gjithë vendin se si ndihmojnë ata që janë në nevojë”- tha Obama.

"Kjo është ajo anë e jona që na bën një vend të bashkuar. Dhe këtë ditw e di që ju po kujdeseni për familjet që po rimëkëmben nga uragani sendi dhe po luteni për njerëzit e Nju Taun, Konektikat- u shpreh zonja Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›