Kongresi Amerikan vizitë dyditore në Kosovë
Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga kongresisti Dejvid Dreier, do të vizitojë Kosovën më datat 3 dhe 4 prill.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion do të takohet me presidenten e Kosovës, kryetarin e Kuvendit si dhe me anëtarët e Kuvendit, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Republikani Dejvid Dreier përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është anëtar i Kongresit që nga viti 1981.