Gjermani, ditë zie për 16 të vrarët

Në Gjermani sot ëshë ditë zie kurse flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, në nder të 16 viktimave që u vranë dje kur një i ri i armatosur filloi të hapë zjarr në një shkollë, vrau disa kalimtarë rasti, dhe në fund vrau veten.
Sulmuesi u identifikua si ish nxënës i shkollës së mesme në qytetin Winneden në Gjermaninë jugperëndimore. Zyrtarët thanë se nuk kanë dijeni për motivet e sulmit.