Gjermani e frikshme perballe Holandes

Ka qenë e frikshme Gjermania përballë Holandës, të cilën e ka mundur me rezultatin 3-0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hamburg.
Me një lojë të thjeshtë por të saktë, djemtë e drejtuar nga Hoakim Lëv kanë gjetur që në minutën e 15-të golin e avantazhit me Tomas Myler, pas asistit të Klose.
10 minuta më pas është Ozil që kroson për Klosen i cili nga një distancë e konsiderueshme shtang Stekelnburg e dyfishon rezultatin duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi.
Ndërkohë nga ana tjetër mungesat e holandezëve ndihen, ashtu si forma jo shumë e mirë e Shnajder. Tentativat e “tulipanëve” thuajse në cdo rast ndërpriteshin nga mbrojtja gjermane duke mos mbërritur deri tek portieri Nojer.
Në pjesën e dytë rifreskohen skuadrat, por janë sërish gjermanët që luajnë më mirë dhe gjejnë golin e tretë me Ozil, një tjetër kombinim ky me Klosen, në stilin e lojës së Barcelonës këtë herë.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjermanisë pas 15 vitesh, pasi për herë të fundit Holanda ishte mundur nga kjo përfaqësuese në vitin 1996, ndërkohë që Hoakim Lëv i mbyll ndeshjet e këtij viti në nivelin më të lartë, me këtë fitore në miqësoren e luksit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Euro 2012, përcaktohen vazot
Pas përfundimit të ndeshjeve të play-off-it, Euro 2012 njeh tashmë 16 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë kampionat europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Portugali, Kroaci, Irlandë e Çeki, në Euro 2012
Portugalia, Kroacia, Republika Çeke dhe Irlanda, janë finalistet e fundit të Euro 2012, që do të mbahet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
Ronaldinho drejt Panathinaikos
Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Ronaldinho mund të transferohet tek Panathinaikosi në fund të këtij viti. Thirrje anti-shqiptare në Maqedoni
Ndeshja miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola. Del Piero: Do të luaj deri 40 vjeç
Alessandro Del Piero, kapiteni i Juventusit, do të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare, pra edhe për tre sezone të tjera.
Lajmet kryesore
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Vajza e saj e gjen të vdekur
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Pakti mirëpritet në Bruksel
Gjirokastër, hapet konsullata italiane