Thirrje anti-shqiptare ne Maqedoni

Ndeshja miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola.
Ky është barazimi i tretë i këtyre dy kombëtarëve. Takimi është zhvilluar në një terren jo të përshatshëm për lojë, ndërsa është përcjelle nga rreth 4 mijë shikues.
Kuqezinjtë gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë më i mirë se kundërshtari, duke krijuar në disa raste mundësi të mira shënimi. Në krahun tjetër, Maqedonia arriti të shënojë një gol në minutat e fundit të pjesë së parë, por goli i shënuar nga sulmuesi maqedonas Ilco Naumovski u anulua nga KombëtarjaMiqësorja me Maqedoninë, luajmë për fitoreShqipëria humb dhe me Azerbajxhanin Kombëtarja, optimiste...por pa trajner arbitri slloven, Sllavko Vincic.
“Unë jam i kënaqur nga kjo ndeshje. Në këto 4 ditët e fundit kemi luajtur dy ndeshje të mira, por për fat të keq nuk kemi pasur aspak fat. Sot merituam të fitojmë, krijuam disa raste shumë të mira. Nuk mund të mos e përmend ndeshjen kundër Azerbejxhanit ku u paraqitëm edhe më mirë. Dhe kjo është ajo që më gëzon mua si trajner. Ndeshjet e fundit dëshmojnë se futbolli shqiptarë ka të ardhme ”, theksoi trajneri i përkohshëm i Shqipërisë, Mustendanagiç.
Edhe në këtë ndeshje nuk kanë munguar fyerjet raciste. Tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunë’ që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje anti-shqiptare.
“Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishin thirrjet raciste të tifozëve maqedonas.
Në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep skuadrën Kuq e Zi e kanë përkrahur rreth 100 tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Euro 2012, përcaktohen vazot
Pas përfundimit të ndeshjeve të play-off-it, Euro 2012 njeh tashmë 16 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë kampionat europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Portugali, Kroaci, Irlandë e Çeki, në Euro 2012
Portugalia, Kroacia, Republika Çeke dhe Irlanda, janë finalistet e fundit të Euro 2012, që do të mbahet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
Gjermani e frikshme përballë Holandës
Ka qenë e frikshme Gjermania përballë Holandës, të cilën e ka mundur me rezultatin 3-0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hamburg. Ronaldinho drejt Panathinaikos
Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Ronaldinho mund të transferohet tek Panathinaikosi në fund të këtij viti. Del Piero: Do të luaj deri 40 vjeç
Alessandro Del Piero, kapiteni i Juventusit, do të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare, pra edhe për tre sezone të tjera.
Lajmet kryesore
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Vajza e saj e gjen të vdekur
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Pakti mirëpritet në Bruksel
Gjirokastër, hapet konsullata italiane