E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, masakër në një shkollë, 11 të vdekur

Një masakër ka ndodhur në një shkollë në jugperëndim të Gjermanisë. Një person i armatosur me veshje ushtarake të zezë ka hyre brenda ndërtesës së shkollës dhe ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur dhjetë persona. Mendohet se viktimat janë nxënës të shkollës. Mediat raportojnë se edhe shumë persona të tjerë janë plagosur nga agresori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Winnenden, në afërsi të Shtutgartit. Autori i masakrës që sipas dëshmitarëve është rreth 17 vjeç dhe se ai është gjetur i vetvrarë në parkingun e një qendre tregtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›