E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia përfiton 19 milionë dollarë nga BB-ja

Një erë e re investimesh do të nisë për shëndetësinë shqiptare. Banka Botërore ka vënë në dispozicion 19 milion dollarë për realizmin e projekteve shumë të rëndësishme në këtë fushë, ku pjesa më e madhe e financimit do të shkojë për blerjen e pajisjeve mjeksore në të gjithë spitalet e vendi. Brenda një muaji sipas autoriteteve shëndetësore në vend, të gjitha ambulancat, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore të shqipërisë do të pajisen me aparatura të reja, paketa e të cilave tashmë është bërë gati. Një projekt i rëndëishëm i BB-së për shëndetësinë shqiptare është edhe financimi për reformën e ISKSH. Sipas drejtorit ekonomik në ministrinë e shëndetësisë ka edhe një pjesë tjetër të këtij projekti më pak konkret, i cili ka të bërë me konsulencën për reformën në shëndetësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›