E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet moti, gjatë javës, ditë me shi dhe dëborë

Përkeqësohet atmosfera, duke na sjellë të tjera ditë me shi e borë. Aktualisht territori i vendit është përfshirë nga një fushë me presion të ulët atmosferik, i cili përveç rreshjeve në të gjithë territorin e vendit, do të shkaktojë edhe ulje të temperaturave. SHSFA bën të ditur se të premten vranësira do të përçahet, duke stabilizuar fenomenet në atmosferë, por temperaturat pritet të pësojnë një ulje të mëtejshme. Burimet meterologjike parashikojnë që festa e ditës së verës, praktikisht data 14 mars të karakterizohet nga moti i mirë. Po ashtu pritet që këtë fundjave temperaturat të fillojnë të rikuperojnë vlerat e humbura gjatë frontit të ftohtë të së enjtes dhe së premtes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›