Gjermani, mbërrin virusi vdekjeprurës i derrave
Berlin - Virusi i gripit të derrave regjistron rastin e parë edhe në Gjermani. Këtë e konfirmon Ministria e Shëndetësisë së landit të Bavarisë.
"Instituti Robert Koch (agjenci federale për sëmundjet infektive) konfirmoi prezencën e gripit të derrit tek një nga rastet e dyshuara në Bavari. Pacienti është nga zona e Regensburgut", thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Ministria.
Ky është rasti i parë i konfirmuar në Gjermani, ndërsa Austria e regjistroi dje me një grua të porsa kthyer nga Meksika.