E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Beogradi pas incidenteve në Mitrovicë

Prishtinë-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka zhvilluar një takim lumturime me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler. Duke folur për incidentet e fundit në Mitrovicë, Sejdiu tha se shkaktarët e tyre janë të dirigjuar drejtpërdrejt nga Beogradi, ndaj nevojitet një presion i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare që Serbia ta ndalë qasjen konfliktuoze ndaj fqinjëve të vet.

“Ne do të punojmë që Kosova të jetë një vend demokratik për të gjithë qytetarët e saj, me një kujdes të veçantë për pakicat”, tha Presidenti i Sejdiu. Më tej, Presidenti Sejdiu e falënderoi ambasadorin Pflander për punën e tij në Kosovë, si dhe për mbështetjen e përhershme që Austria i ka dhënë Kosovës, duke shfaqur bindjen se marrëdhëniet midis dy vendeve do të jenë gjithnjë e më të mira.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler tha se gjatë këtyre dy vjetëve të qëndrimit të tij në Kosovë kishte kaluar një periudhë shumë interesante. “Kam pasur fatin që nuk u jepet shpesh diplomatëve, që të jem këtu në momentin më të rëndësishëm të historisë së këtij vendi, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ambasadori Gernot Pfandler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›