PS: Është rritur varfëria
Tiranë-Partia Socialiste ka deklaruar sot se varfëria në Tiranë dhe në zonat e thella të vendit është shtuar, krahasuar me vitin 2005. Në një konferencë për shtyp, sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, duke komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, theksoi se kjo është një rritje e vonuar. Ai tha se faturat e energjisë elektrike janë rritur me 140 %, Buka e përditshme është ritur 140 %, kokrra e vezës është rritur 133 %.
“Dje, Sali Berisha, pranoi se për të gjithë 280 mijë pensionistët e pleqërisë në qytet nuk arriti të mbajë as gjysmën e premtimit të 2005 për të dyfishuar pensionet në 4 vjet. Madje për 100 mijë prej tyre nuk arriti të mbajë as 1/3 e premtimit. Për, këta pensionistë, rritja në 4 vjet, është rritja më e ulët e pensioneve në 18 vitet e fundit. Dje, Sali Berisha, nuk pati guximin t’u tregojë pensionistëve në fshat se pensionet e tyre jane vetëm sa 60 % e pensioneve të qytetit dhe se rritja që qeveria e tij ka bërë nuk mjafton për të përballuar rritjen e çmimeve që paraqitëm më sipër dhe shtrenjtimin e ilaçeve”-theksoi Beqja.