Gjermani, mbi 30 automjete ushtarake përpihen nga flakët
Berlin - Mbi 30 automjete të ushtrisë gjermane u dogjën mbrëmë në një parking ushtarak në Drezden, qytet në juglindje të vendit. Në hetimin e hapur nga policia gjermane dyshohet se veprimi mund të jetë ndërmarrë nga grupe të ekstremit të majtë.
Dëmet e shkaktuara nga djegia e automjeteve shkojnë në rreth 2 milion euro. Të përfshira nga flakët ishin autobusë, makina dhe kamionë të ndryshëm.
Dëmet e shkaktuara nga djegia e automjeteve shkojnë në rreth 2 milion euro. Të përfshira nga flakët ishin autobusë, makina dhe kamionë të ndryshëm.