Tajlanda perfshihet nga trazirat
Ushtare dhe tanke jane shfaqur ne Bangkok pasi autoritetet tajlandeze shpallen gjendjen e jashtezakonshme, nje dite pasi protestat antiqeveritare çuan ne anullimin e nje samiti te rendesishem aziatik. Por protestuesit me kemisha te kuqe arriten te hyjne ne ministrine e brendshme ndersa kryeministri Abisit Vejaxhiva dha njoftimin. Ata sulmuan nje makine qe menduan se kishte brenda Abhisit, por kryeministri thuhet se ishte larguar me heret. Protestuesit kerkojne doreheqjen e kryeministrit. Ata kane bllokuar hyrjen ne disa zyra kyçe te qeverise ne kryeqytet gjate gjithe javes, por anullimi i samitit aziatik e vuri ne pozite mjaft te veshtire kryeministrin dhe ai ka premtuar masa te forta per te rivendosur rregullin dhe ligjin. Protestat udhehiqen nga perkrahes te ish kryeministrit te larguar nga posti Thaksin Shinavatra.