Jeremic:Faktet jane te plota
Vetem 1 jave para fillimit te ceshtjes per shqyrtimin e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage , ministri i jashtem serb Vuk Jeremic ka deklaruar per mediat vendase se faktet e Beogradit jane te plote dhe shume te argumentuar. Jeremic saktesoi se dokumenti eshte i perbere nga 300 faqe dhe ai eshte i perpiluar nga ekspertet me te mire te ceshtjeve nderkombetare. Numri nje i diplomacise serbe gjithashtu tha se lidhur me kete ceshtje vendi i tij ka siguruar edhe mbeshtetjen e disa shteteve qe jane aktore te rendesishem diplomatik.