E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin kompjuterë e fshesa elektrike në shkolla

Tre kompjuterët e gjimnazit Ulpiana në komunën e Lipjanit u vodhën nga persona ende të paidentifikuar.
I pari që e hapi derën e shkollës pas vjedhjes ishte një punëtori teknik, Isuf Buja. Ai u tha se dera kryesore nuk ishte e dëmtuar por ajo anësore.

Për të marrë kompjuterët hajnat dëmtuan edhe dyert e zyrave.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle ky nuk është rasti i parë që kanë problem me hajnat.

Por hajnat nuk u ndalën me kaq. Ata punuan edhe në shkollën e mesme profesionale Adem Gllavica, që është afër gjimnazit. Aty morën 2 kompjuterë dhe një thithëse elektrike.

Drejtori i këtij institucioni arsimor, Hajrush Stublla, thotë se këto vjedhje po ndodhin sepse nuk ka siguri në objekte.
Klan Kosova provoi të kontaktojë edhe me policinë por ata nuk deshën të flasin për këto raste me arsyetimin se kjo e hënë është ditë pushimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›