E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, nis punën qeveria e re

Nis punën qeveria e re në Berlin, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Kryetarja e CDU-së, kandelarja Angela Merkel dhe shefat e CSU-së dhe FDP-së, Horst Seehofer dhe Guido Ëesterëelle, nënshkruan të hënën në Berlin marrëveshjen e koalicionit. Kancelarja Merkel me këtë rast deklaroi se kjo marrëveshje i kushtohet qytetarëve të Gjermanisë, të cilëve iu drejtua duke thënë se qeveria ka guximin dhe ka si qëllim parësor që Gjermaninë, ta çojë përpara. Ndërsa lideri i liberalëve, Westerwelle theksoi: është ky një koalicion i cili do të udhëhiqet me një vullnet të përbashkët për më shumë liri në vendin tonë. Me këtë liri ne nënkuptojmë përgjegjësi dhe jo liri nga përgjegjësia= tha ai. Ndwrsa sot mbahet seanca konstitutive e Parlamentit, ku sipas traditës fillimisht do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit. Ky post i takon fraksionit me numrin më të madh të deputetëve, që kësaj radhe do të thotë partisë CDU, kandidati i së cilës është kryetari i deritanishëm Norbert Lammert. Pritet që kancelarja Merkel zyrtarisht të rizgjidhet ditën e merkurë. Më pas kabineti i saj do ta bëjë betimin. Por ende pa bërë betimin, në disa qytete dhe lande po bëhet rezistencë masive ndaj planeve të kabinetit të ri të kancelares Angela Merkel, për uljen e tatimeve. Udhëheqësi i Shoqatës së Qyteteve dhe Landeve, Gerd Landsberger, deklaroi se për shkak të planeve të partive të Unionit CDU dhe CSU si dhe liberalëve, qytetet dhe bashkitë do të përfitojnë vitin e ardhshëm më pak rreth 3,6 miliardë euro. Ndwrsa Ministri i financave i Landit, nga partia socialdemokrate, SPD, theksoi se koalicioni i ri qeveritar me planet e veta do ta përkeqësojë gjendjen në lande për vite të tëra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›