E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, opozita zgjedh rivalin e Merkel në zgjedhjet e ardhshme

Gazeta Shqip

Social-Demokratët opozitarë të Gjermanisë kanë emëruar të premten sfiduesin e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Ai është ish-ministri i Financave, Peer Steinbrueck, i cili njihet në Gjermani si ekspert financiar, dhe ka udhëhequr përgjigjet e Berlinit ndaj krizës financiare globale në vitet 2008-2009. Mësohet 65-vjeçari do të zyrtarizohet si kandidati i përbashkët i bllokut të partive të qendrës së majtë ditën e hënë.

Partia Social-Demokrate shpreson se ky reputacion i Steinbrueckut do të bindë votuesit se politikani nga Hamburgu do të jetë lider i duhur për të udhëhequr Gjermaninë, megjithëse duket se Merkel gëzon ende një mbështetje të gjerë.
28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, opozita zgjedh rivalin e Merkel në zgjedhjet e ardhshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›