E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, protesta për shkak të masave të kursimit

Mijëra qytetarë gjermanë kanë protestuar për shkak të masave të kursimit të ndërmarrë nga qeveria, në vlerë prej 80 miliardë eurosh.

Organizatorët konfirmojnë se në Berlin janë mbledhur rreth 15-20 mijë qytetarë, ndërsa në Shtutgart rreth 10 mijë persona, njofton Reuters.

Në pankartat që mbanin në duar shkruante "Punësim, të drejta dhe e ardhme e sigurt për të gjithë" dhe "Pensionet duhet të mjaftojnë për të jetuar".

Paketa e masave të kursimit të qeverisë gjermane më e madhja në historinë e saj nënkupton kursim të shpenzimeve në fushën e politikës sociale, zvogëlim të ndihmës financiare për të papunët, heqjen e përfitimeve të caktuara tatimore, si dhe ndalimin e punësimit në administratën shtetërore për katër vjetët e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›