E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgistan, SHBA-ja kërkon vendosjen e sigurisë në jug

“SHBA-ja po vëzhgon nga afër situatën në Kirgistan dhe kërkon një vendosje sa më të shpejtë të paqes dhe sigurisë publike në qytetin Osh dhe aty ku dhuna ndëretnike vazhdon”, deklaroi në një komunikatë Departamenti i Shtetit.

“'Uashingtoni mbështet përpjekjet e koordinuara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe sigurisë si dhe në furnizimin e asistencës humanitare për viktimat në Republikën e Azisë Qendrore”, vijon komunikata.

Edhe OSBE-ja u shpreh e gatshme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Kirgistan. Ndërkohë, në rajonin Djalal-Abad u vendos sot gjendja e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›