Krasniqi:Pak veprime në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se procesi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë është politizuar shumë, megjithëse ka pranuar se gjatë viteve të kaluara ka patur shumë pak veprime konkrete.
Në një intervistë për BBC-në Krasniqi tha se çështja e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk duhet të politizohet dhe se sistemi i drejtësisë duhet ta kryej detyrën mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.
Por ai tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është reformuar dhe cilësoi atë si të korruptuar, prandaj sipas tij ky sistem e ka të vështirë të vihet në krye të luftës kundër dukurive negative.
Ai shprehu bindjen se nëse sistemi i drejtësisë vepron mbi bazën e fakteve dhe të dëshmive nuk do të ketë reagime në opinion edhe në rastin e arrestimeve të paralajmëruara.
Gjithashtu Krasniqi tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është penguar nga zhvillimet e brendshme por, sipas tij, shtyrjet mund të kenë ndodhur për shkak të vonesës së shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.