E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, sot zhvillohet konferenca për Afganistanin

Përfaqësues të më shumë se 100 shteteve dhe organizatave të ndryshme diskutojnë sot në Bon lidhur me ndihmat për Afganistanin, pas tërheqjes së trupave në vitin 2014. Konferenca do të hapet nga kancelarja Angela Merkel, së bashku me presidentin afgan Hamid Karzai dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.

Me praninë e rreth 1000 personaliteteve, ndër pjesëmarrësit e konferencës do të jetë edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Në prag të konferencës presidenti Karzai ka kërkuar prej bashkësisë ndërkombëtare edhe pesë miliardë ndihma të tjera.

Këto para do të përdoren për forcimin e ushtrisë, policisë dhe institucioneve të shtetit, tha ai. Deri tani nuk ka premtime konkrete për ndihma financiare. Për këtë çështje do të bisedohet në konferencën e donatorëve për Afganistanin, e cila zhvillohet vitin e ardhshëm. Në mesin e pjesëmarrësve janë të përfshirë përfaqësues të 85 vendeve dhe 16 organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë dhe ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Saleh.

Megjithatë, bojkoti i Pakistanit, i cili u njoftua pas një sulmi të NATO-s që vrau 24 ushtarë pakistanezë, ka shënuar tashmë një goditje për shpresat për një plan. Përpara konferencës njëditore, Karzai tha për gazetës javore gjermane "Spiegel" se Afganistani do të ketë nevojë për fonde deri rreth vitit 2024 për të ndërtuar policinë, ushtrinë, dhe institucionet shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›